Skip to content

Rreth 5 euro minuti, e 300 euro ora – Kaq milionë euro do të paguhet Zhegrova te Juventusi

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh. Fabrizio Romano dhe Nicolò Schira raportojnë se marrëveshja mes bardhezinjve dhe Lille është arritur.

Juventusi do të paguajë deri në 20 milionë euro me bonuse, ndërsa Lille do të marrë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme e yllit kosovar, raporton PodujevaSot.net.

Zhegrova do të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë të garantuar prej 2.5 milionë euro në vit. Në përllogaritje, kjo shumë nënkupton se ai do të fitojë:

rreth 208 mijë euro në muaj

rreth 48 mijë euro në javë

rreth 6,850 euro në ditë

285 euro në orë

4,7 euro në minutë

Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar për nesër, çka e bën kalimin e tij në Torino zyrtar, raporton PodujevaSot.net.

Edon Zhegrova ka pritur këtë transferim te Juventusi, pavarësisht interesimit të madh nga Marseille, por Lille vendosi të mos e shesë brenda Francës. Pas përfundimit të angazhimeve me Kosovën kundër Zvicrës dhe Suedisë, trajneri Igor Tudor do ta ketë në dispozicion lojtarin e ri.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *