Skip to content

Mësuesja denoncon ish-punëtorin për ngacmim

Një rast shqetësues i ngacmimit dhe tentim-sulmit është raportuar në Prishtinë, ku një mësuese u ballafaqua me ish-punëtorin e saj brenda klasës gjatë orarit të mësimit.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2025, rreth orës 15:30, në SHFMU “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpianë, ku ankuesja V.T ka raportuar se Sh. M, ish-punëtor i saj në kopshtin “Mollëkuqja”, është futur në klasë dhe nën tension ka tentuar ta sulmojë fizikisht, duke e kapur dhe tërhequr për krahu. Sulmi është ndërprerë vetëm pas ndërhyrjes së stafit të shkollës.

Viktima ka shtuar se prej muajsh i dyshuari i ka dërguar mesazhe të vazhdueshme në rrjete sociale, të cilave ajo nuk i është përgjigjur asnjëherë, ndërsa përmbajtja e tyre ka qenë e natyrës ngacmuese.

Më 30 shtator 2025, në orën 09:00, i dyshuari është intervistuar nga policia, ku ka pranuar veprimet e kryera. Me urdhër të prokurores kujdestare ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *