Analisti politik, Azdren Shala, ka komentuar refuzimin e kandidatit të Vetëvendosjes për Prishtinën, Hajrullah Çeku, për të marrë pjesë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës bashkë me kundërkandidatët e tij.
Shala theksoi se LVV-ja po i frikësohet pjesëmarrjes në studio për arsyen se pikërisht në zgjedhjet lokale të 2021, kandidati i atëhershëm për kryeqytetin, Arben Vitija, e kishte humbur fitoren në emisonin e “Rubikonit”.
“Jam i lumtur me veten sepse tash e dy vjet në këtë studio e kam thënë se Hajrullah Çeku është kandidati më i keq dhe më i dobët për Prishtinën, në kuptimin se nuk është autonom, sepse aty vendos një person që e ka emrin Albin Kurti. Zërin dhe dëshirën e tij e përcjell automatikisht një tjetër që e ka emrin Dejona Mihali.
“Për mua arsyeja pse nuk kanë ardhur është e para sepse ata kanë histori të dhimbshme nga kjo studio. Në Rubikonin e vitit 2021 e kanë humbur Prishtinën në balotazh, dhe Rubikoni i vitit 2025 nuk e lë fare të hyjë në balotazh Hajrullah Çekun.
“Sepse qytetari i Prishtinës e dënon çdo kandidat arrogant siç është Çeku dhe çdo parti arrogante siç është Vetëvendosja”, ka deklaruar Shala.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
Be First to Comment