Skip to content

Përqafime dhe batuta live: Kiara Tito dhe Olta Gixhari ribashkohen në ‘Goca dhe Gra’

Në emisionin “Goca dhe Gra” ka ndodhur një moment i papritur, ku Kiara Tito ka komunikuar drejtpërdrejt me Olta Gixharin.

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP Albania”, të njohura për raportin jo fort të mirë pas përfundimit të spektaklit, u gjendën sërish përballë njëra-tjetrës – këtë herë në mënyrë miqësore.

Gjatë transmetimit, Olta u përfshi në bisedë përmes një telefonate dhe, sapo dëgjoi zërin e Kiarës, reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.

“Gëzohem qe po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhe të pakëndshme, por mire jam,” – tha Olta, duke treguar se pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.

Kiara, me kujdes dhe empati, e pyeti se si po ndihej, pasi një ditë më parë ishte bërë e ditur se Olta kishte pasur një problem me shëndetin e syrit.

Në fund të bisedës, Olta nuk la pa përcjellë një përshëndetje të veçantë për vogëlushen e Kiarës dhe për bashkëshortin e saj, Luizin.

“Kiara, të perqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio. Kiara e priti këtë koment me buzëqeshje dhe mirësi.

Ky moment i papritur është cilësuar nga ndjekësit në rrjet si një shenjë pajtimi dhe respekti të ndërsjellë mes dy ish-banoreve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *