Skip to content

Ndalohet një grua në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është ndaluar një grua, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e saj është gjetur një armë zjarri.

“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri.

Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarës, me vendim të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *